
Kryesore


Peleshi: Hyjmë në stinë të vështirë përmbytjesh, të gjitha strukturat janë në gatishmëri

“Sikur edhe 100 vite të kërkojnë nëpër arkiva nuk gjejnë prova ndaj meje”/ Berisha: Foltorja s’ka lidhje me shpalljen ‘non grata’, betejën për dinjitetin personal e kam zhvendosur në Gjykatë

Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, reagon Bardhi: Nuk janë të autorizuara! Falsifikim

Real Madrid konfirmohet si forcë e parë në La Liga, pasi mbrëmjen e të shtunës, madrilenët morën suksesin e radhës në San Sebastian përballë Sociedad. Një sukses i cili u zbeh disi me dëmtimin e Benzema në minutën 16-të, por në krahun tjetër ai që bindi ishte zëvendësuesi i francezit, Luka Jovic. Përpara sfidës me Real Sociedad, serbi kishte luajtur vetëm 106 minuta tregoj se nuk është i “ndryshkur”. 23 vjeçari ishte protagonist absolut në suksesin e 12-të sezonal, me një gol dhe një asist. Rikthimi i Ancelotti në Madrid ishte me misionin për të shfrytëzuar në maksimum të gjithë potencialin që kjo skuadër disponon, nga emrat e rëndësishëm deri te lojtarët e rinj, por edhe të atyre që kishin humbur dhe ishin në hije. Tekniku italian krenohet me klasifikimin dhe formën e skuadrës, por në Spanjë, Ancelotti vlerësohet maksimalisht për rritjen e jashtëzakonshme të Militao-s dhe Vinicius dhe duket se tani është momenti i Luka Jovic. Një pritje shumë e gjatë për sulmuesin serb, pasi realizimin e fundit me madrilenët e kishte shënuar në 9 shkurtin e vitit 2020 kundër Osasunës dhe tani me dëmtimin e Benzema, një dritë jeshile është ndezur për ish-sulmuesin e Eintracht Frankfurt. Natyrisht vëmendja do të jetë te francezi, për të mësuar kohën e rikuperimit, por deri atëherë, Jovic do të provojë të bind teknikun dhe klubin se nuk është aspak i ndryshkur dhe është përsëri në gjëndje të bëjë mirë dhe të shpërblej besimin e drejtuesve, pasi në korrikun e 2019-së erdhi me shumë bujë nga Frankfurt-i. Sfida e radhës ëshë në Ligën e Kampioneve ndaj Inter-it ndërsa fundjava rezervon derbin e Madridit përballë Atleticos dhe tani mbetet për tu parë nëse Ancelotti do t’i besojë sulmuesit një fanellë titullari.

Ciklon nga Adriatiku, pasdite priten reshje me intensitet të lartë

Aksident në Durrës/ Motori humb kontrollin dhe përplas të moshuarin, dërgohet në spital

Makina “inteligjente” nuk fal asnjë shofer rebel/ Ndëshkohen 252 drejtues mjetesh, pezullohen 30 patenta

Policia Rrugore në aksion, me civilë e kamera të fshehta në terren, ndëshkohen shkelësit (Video)

Shtrëngim i masave kufizuese? Brataj: Nëse do të jetë e nevojshme, po! Vendosja e Green Pass është më efikase, por duhet monitorim

Djali i Biden, plane me Serbinë për investime: Dalin emailet

“Jemi këtu për të bërë transparencë”, dega e Shkodrës publikon emrat: 70% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Gjykata jep masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të ndaluarit për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Berisha nuk i ndahet Bashës: Jep dorëheqjen! Në Belgjikë rezulton se je anëtar i organizatës kriminale

Transformimi i Lukakut/ Nga “mbret” te Interi, në rezervë luksi te Chelsea

Edhe Belgjika ashpërson masat kundër COVID-19

45 jetët e shuara në aksidentin tragjik në Bullgari mbërrijnë këtë mëngjes në Shkup

Mbi 30 raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Apeli i Posaçëm refuzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti, nuk heq sekuestron nga pasuritë e tij
