Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me kreun e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Damka

Kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu theksoi se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë komunitetit turk në Kosovë...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, ministri Çavuşoğlu i uroi suksese Fikrim Damkës, në emër të tij dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan me rastin e zgjedhjeve në Kosovë, që do të mbahen të dielën më 14 shkurt.

Çavuşoğlu theksoi se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë komunitetit turk në Kosovë.