Shqipëri, 12 të vdekur si pasojë e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 91.987 dhe numri i të vdekurve në 1.543...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 të vdekur dhe 1.152 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 91.987 dhe numri i të vdekurve në 1.543.

Gjithashtu janë shëruar edhe 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 55.983 dhe raste aktive aktualisht janë 34.461.

Aktualisht nëpër disa spitale po trajtohen 512 pacientë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.994 testime të reja dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 410.393 testime për personat e dyshuar për COVID-19.