8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

hpërthen bombola e gazit në një apartament në një pallat në Fier, panik te banorët

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se fatmirësisht shpërthimi i bombolës nuk ka sjellë dëme ne njerëz, por frika tek te zotët e shtëpisë dhe banorët e lagjes ka qenë e madhe, pasi kanë parë tymin të dalë nga brendësia e godinës.

Kane qenë këta të fundit që kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është mbyllur vetëm me disa dëme materiale.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme