Dhëmbë e hundë të thyer, del fotoja e gazetarit shqiptar që u rrah nga persona të maskuar

Tre persona e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin e Insajderit Visar Duriqin, raporton Gazeta Express.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga persona ende të panjohur që e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Duriqi ka bërë të ditur se ka marrë trajtim mjeksor pasi që i ka dhëmbët dhe hundën e thyer si pasojë e sulmit.

Gjithashtu, i njejti ka thënë se ka disa dëmtime edhe në trup.