Enkelejda Hoxha nuk pranon të shkojë e shoqëruar, ndërpritet seanca në KLGJ, kërkohet shkarkimi i saj

Avokati mbrojtës i gjyqtares Enkelejda Hoxha Ardian Visha, nuk është paraqitur gjatë mbledhjes që ka nisur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku do të vendoset për shkarkimin e magjistrates. Nënkryetari i KLGJ-së Maks Qoku, i cili drejton dhe seancën, e ka ndërprerë atë për 10 minuta, me qëllimin që të lidhen me avokatin Visha.

Vetë Hoxha nuk ka pranuar që të jetë e pranishme në seancë, për shkak se nuk preferon që të shkojë si e arrestuar, dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.

Qoku: Për dijeni të palëve prezent sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve. KLGJ i kishte kërkuar drejtorisë së burgjeve që të bënte të mundur prezencën e E.H.

Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shktyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshëroj të shoqërohem nesër.Kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore.

METANI: Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja.  Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces.

Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë cdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar.

Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.