“Do ta pres fytin”, tre vëllezërit e mitur dëshmojnë në Gjykatën e Posaçme, panë autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Lala ka thënë se për herë të parë në Gjykatën e Posaçme do të jenë si dëshmitarë tre fëmijë të mitur që janë vëllezër me njëri-tjetrin, më i madhi 14 vjeç. Ata kanë parë autorët e atentatit kur kanë braktisur makinën pranë tokës së tyre, në Shkafanë të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, për atentatine ndodhur një vit më parë te mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Lala ka thënë se për herë të parë në Gjykatën e Posaçme do të jenë si dëshmitarë tre fëmijë të mitur që janë vëllezër me njëri-tjetrin, më i madhi 14 vjeç. Ata kanë parë autorët e atentatit kur kanë braktisur makinën pranë tokës së tyre, në Shkafanë të Durrësit.

Sipas Prokurorisë, dy atentatorët kanë qenë Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, tëë dy pas hekurave.

Për herë të parë në Gjykatëne Posaçme do shkojnë si dëshmitarë tre fëmijë të mitur. Janë të tre vëllezër. Në pronën e tyre është braktisur automjeti që është përdorur në ngjarje. Kanë parë dy persona dhe kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Lanë armë, hoqën kapucët dhe u larguan, kanë thënë ata.Ata kanë lajmëruar menjëherë babain e tyre, i cili është kthyer menjëherë nga puna dhe i ka gjetur tre fëmijët e tij të shokuar. Ai i ka pyeutr fëmijët nese e kishin prekur makinën apo armët, dhe kur ata i kanë thënë jo, ka njoftuar policinë. Ai ka thënë se as vetë nuk e kishte prekur makinën.Pasi ata kanë braktisur makinën (flitet për atentatorët), pranë tyre ka ardhur një automjet me targa Durrësi dhe personi që e drejtonte ka kërcënuar Redjan Rrajën. “Do të pres fytin” i ka thënë personi nga Durrësi Redjan Rrajës, kanë treguar tre të miturit. Më pas ata janë trembur dhe janë larguar për në shtëpi. Pamjet e kamerave kanë kapur disa momente të largimit të autorëve, dhe ekspertët kanë thënë se dëshmia e tyre përputhet me provat e siguruara”, ka thënë gazetarja Lala që ka parë dosjen e Prokurorisë për atentatin e 1 nëntorit 2019.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku. Ndërkohë që vetë prokurori gjithashtu mbeti i plagosur, megjithatë pa rrezik për jetën.