Dodik takohet me Lavrov në Shën Petersburg

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje dhe Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Shën Petersburg. Ishte Dodik ai i cili postoi pamjet në llogarinë e tij në Twitter. Sarajeva i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian të vendosura ndaj Rusisë, por që sanksionet të hyjnë në…

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje dhe Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Shën Petersburg.

Ishte Dodik ai i cili postoi pamjet në llogarinë e tij në Twitter.

Sarajeva i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian të vendosura ndaj Rusisë, por që sanksionet të hyjnë në fuqi, duhet të marrin aprovimin e anëtarëve të Këshillit të entitetit ‘Republika Srpska’ të cilët i kundërshtojnë.

Dodik është i sanksionuar nga SHBA me arsyetimin se kërcënon stabilitetin në Bosnje, Herecegovinë dhe në të gjithë rajonin.