Edhe në Shqipëri pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale dhe në shërbime të tjera

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi  në seancë plenare sot, se do të vendoset certifikatë vaksinimi për të hyrë në lokale dhe strukturat e shërbimit.

“Deri tani e kemi vendosur vetëm në universitete ndërkohë në Evropë është edhe në lokale dhe struktura shërbimi. Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”, tha ministrja e Shëndetësisë.