Erdoğan bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Merkel diskutuan mundësitë e bashkëpunimit lidhur me hapat në luftën kundër COVID-19 dhe në periudhën pas pandemisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Merkel diskutuan mundësitë e bashkëpunimit lidhur me hapat në luftën kundër COVID-19 dhe në periudhën pas pandemisë.

Dy liderët po ashtu kanë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.