8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Erdoğan: Gjaku i 13 dëshmorëve është në duart e të gjithë atyre që mbështesin PKK-në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi fuqishëm SHBA-në për mungesë mbështetjeje pas masakrës së fundit të grupit terrorist PKK në Irakun e veriut, në të cilën 13 shtetas turq u martirizuan nga terroristët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka vrarë 42 terroristë në strofullat e tyre dhe shpella gjatë fazës së parë të operacionit ‘Kthetra-Shqiponja 2’ në Irakun e veriut”, tha Erdoğan gjatë një kongresi të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në provincën Rize.

“Nëse do ta vazhdojmë aleancën globalisht dhe në NATO, atëherë duhet të ndaloni së rreshtuari në anën e terroristëve”, tha presidenti turk, duke theksuar se SHBA-ja “pa dyshim” që mbështet PKK-në, YPG-në dhe PYD-në, pavarësisht se pretendon të kundërtën.

Duke iu referuar vrasjes së 13 shtetasve turq nga grupi terrorist PKK në rajonin Gara të Irakut verior, Erdoğan tha se “gjaku i 13 dëshmorëve të pafajshëm të vrarë në Irakun verior është në duart e të gjithë atyre që mbrojnë, mbështesin dhe simpatizojnë terroristët e PKK-së”.

Duke vënë në dukje se sulmi terrorist nuk ishte masakra e parë ndaj civilëve nga terroristët e PKK-së, presidenti turk i bëri thirrje homologut të tij amerikan Joe Biden të “njohë” mirë grupin terrorist.

“Tanimë asnjë vend nuk është i sigurt për terroristët, qoftë në Kandil, Sinjar apo Siri”, deklaroi më tej Erdoğan, duke paralajmëruar se Turqia do ta vazhdojë luftën deri në neutralizimin e terroristit të fundit të PKK-së.

“Ne jemi dakord me administratën rajonale dhe qendrore në Irak për eliminimin e plotë të organizatës terroriste PKK”, theksoi presidenti turk.

Kritikat e presidenti Erdoğan ndaj Washington-it erdhën menjëherë pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së lëshoi ​​një deklaratë mbi incidentin, duke thënë se Amerika qëndron me aleatin e saj të NATO-s Turqinë dhe se “nëse janë të vërteta lajmet se shtetasit turq u vranë nga dora e organizatës terroriste PKK, këtë veprim e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”.

Trupat e 13 shtetasve turq u gjetën gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë në Irakun verior.

Forcat turke filluan operacionin “Kthetra-Shqiponja 2” më 10 shkurt për të parandaluar PKK-në dhe grupet e tjera terroriste që të rivendosin pozicionet e përdorura për të kryer sulme terroriste ndërkufitare ndaj Turqisë.

Operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” filluan qershorin e kaluar për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe kufijve të Turqisë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme