5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Rama: Intensifikimi i planit të vaksinimit, aktivizohet skenari i parë i…

Kryeministri Edi Rama flet për një intensifikim të planit të vaksinimit. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë, deklaron se sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer,ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Rama po ashtu bën të ditur se aktivizohet sot dhe skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital. Ai ka dhe një reagim për akuzat e opozitës.

“#ShqipëriaBuzëqesh🌼

🟢 Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca ✅

🟠 Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

 

 

⚪️ Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.
🔴 Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!
#PunëJoGjumë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme