5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

FOTO/ E sistemuar në 17 kuti, pamje nga sasie rekord e kokainës e kapur në Lipjan (Në lojë DEA dhe antimafia italiane)

Një sasi rekord kokaine prej 2.2 tonësh, e cila kap vlerën e 6.6 miliardë euro në treg, është kapur në Kosovë ditën e sotme. Mësohet se ngarkesa e kokainës kishte ardhur nga Amerika Latine, përmes një kontenieri me bannane, i cili ka zbritur fillimisht në Portin e Duurrësit dhe më pas ka vijuar rrugëtimin drejt Kosovës.

Kanë qenë autoritet e huaja ato të cilat kanë lajmëruar autoritetet ligjzbatuese shqiptare fill pas mbërritjes së kokainës në Portin e Durrësit, por është vendosur që kontenieri të mbahet nën vëzhgim për të gjetur destinacionin e lëndës narkotike.

Kamioni që transportonte drogën ka mbërritur në Lipjan të Kosovës dhe aty nuk ka shkuar asnjë person për të tërhequr drogën.

Në operacionin e sekuestrimin të kokainës në Kosovë ka marrë pjesë edhe Prokuroria e Posaccme AntiKorrupsion. Burime zyrtare nga SPAK bëjnë me dije per FaxNews se kamioni është kapur pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe institucioneve ligjzbatuese në Kosovë.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se autoritetet janë duke peshuar sasinë e drogës, ku sipas informacioneve paraprake kjo është sasia me e madhe e drogës që ka hyrë ndonjëherë në vendin tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se informacion për sasinë rekord të drogës fillimisht është dhënë nga DEA amerikane, më pas në lojë ka hyrë dhe antimafia italiane e cila ka bashkëpunuar me SPAK.

Siç shihet në foto, kokaina ishte e ndarë në kuti të vogla, ku secila ka një numër nga 1 deri në 17.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme