Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat…

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas ere do të zëvendësohet nga reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 21°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira që herë pas herë do sjellin reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Lajme të ngjashme