Shkon në mbi 5 milionë numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar në mbi 5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes “Worldometers”, ku përpilohen të dhënat rreth pandemisë, bilanci i të vdekurve në gjithë globin ka shkuar në 5.016.880, ndërsa numri më i madh është regjistruar në SHBA me 766.299 viktima.

Pas saj vijojnë Brazili me 607.860 vdekje, India me 458.470, Meksika me 288.365, Rusia me 239.693, Peruja me 200.246, Indonezia 143.405, Britania 140.632, Italia 132.010, Kolumbia me 127.281, Irani 126.303, Franca 117.683 dhe Argjentina me 115.950 të vdekur nga COVID-19.

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit 2019, COVID-19 është përhapur gati në gjithë botën, duke shkaktuar mbi 247,5 milionë raste, prej të cilëve afro 224,2 milionë janë shëruar.