“Ju lutem dëgjojeni”, Rama publikon video-mesazhin e Angela Merkel: Covid-19 po përhapet me shpejtësi, çfarë duhet të bëjë çdo njeri!

Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit.

Kryeministri Edi Rama publikon në faqen e tij të ‘Facebook’ video-mesazhin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rama iu bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë mesazhin e Kancelares Merkel, e cila thekson se situata është serioze dhe veprimet e gjithsecilit prej nesh do të ndikojnë në atë që do të ndodhë në muajt në vijim.

“Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë së koronavirusit. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo” për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani.

Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë, ata nuk do të mund të vazhdojnë më. Pra, çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës”, thekson Kancelarja Merkel.

Lajme të ngjashme