KFOR-i turk organizon iftar në Prizren

KFOR-i turk gjatë Ramazanit do të shtrojë 7 sofra iftari në mbarë Kosovën për 1.500 persona

Kontingjenti turk i KFOR-it në Kosovë shtroi iftar në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e iftarit të organizuar në sheshin Shadërvan të Prizrenit morën pjesë kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yağcılar, njëherësh ministër i Administratës Publike, deputeti i KDTP Fikrim Damka, kryetari i delegacionit Turk në misionin e forcave të paqëruajtëse (KFOR) në Kosovë, Numan Baş, asistenti konsullor i Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren, Cenk Şen.

Në iftarin i cili u shtrua për 300 persona, artistët e Shoqatës Kulturore dhe Artistike Turke Doğru Yol u zhvillua edhe koncert me ilahi.

KFOR-i turk gjatë Ramazanit do të shtrojë 7 sofra iftari në mbarë Kosovën për 1.500 persona.