Avokati i Altin Docit, Saimir Visha pas senacës së sotme në Gjykatë ka deklaruar se klienti i tij është i shokuar për akuzat që ka ngritur Prokuroria dhe ka theksuar se nuk ka asnjë provë për to. Visha është shprehur për mediet se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat. Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka“, deklaroi avokati.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicale K.A, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhillua nën masa të rrepta sigurie.


