Kosova shënon edhe 11 raste të reja me koronavirus

Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar edhe për dy pacientë të shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, duke e çuar numrin total në 876.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të premten në Kosovë, 11 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 297 testeve në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar edhe për dy pacientë të shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, duke e çuar numrin total në 876, transmeton REL.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovë deri më tani kanë raportuar për 1,158 raste të prekura me këtë virus.

Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.