Kosovë, 1 viktimë dhe 178 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 2.040 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 1.545, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 178 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 64.519.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.040 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 268.625 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 267 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.