Kosovë, 4 viktima të reja nga COVID-19

Numri i viktimave është rritur në 1.544 ndërsa numri i rasteve në 64.095

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se edhe 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.544 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 290 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 64.095.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.062 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 263.554 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 336 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.