Kosovë, 6 viktima dhe 2.590 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.027, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.590 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 210.561.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 12.259 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.659.734 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 2.952 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 174.996, ndërsa numri i rasteve aktive është 33.538.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës. Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.