Kosovë, shkon në mbi 65 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 297 raste të reja me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.553, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 297 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 65.065.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.667 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 274.160 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 311 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.