Vdékja e 85-vjeçarit në Shkodër, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ishte i infékuar, por nuk e hùmbi jetën prej COVID-19...

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar se i moshuari 85-vjeçar, i cili ka ndérruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka hùmbur jetën si pàsojë e COVID-19, ndryshe nga çfarë u raportua në media paraditen e sotme.

Në deklaratë thuhet:

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdékjen e një pacìenti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndérruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka hùmbur jetën si pasojë e COVID19.

I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkàk të një frakture koksofemorale dhe vùante nga diabeti mellitus, sémundje kàrdiake dhe hipertension, ka ndérruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme.

85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktìmë e COVID19 në Shqipëri.”