Lulzim Basha: Detyra kryesore e opozitës të largojë menjëherë Edi Ramën

Kryedemokrati: Jam njohur me propozimet e presidentit Meta...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën për mediat u shpreh se opozita e bashkuar do e ndërtojë sërish Teatrin aty ku ishte e sic ishte.

Basha tha se është njohur me propozimet e presidentit Meta, të cilët i duken të drejta. Ai tha se maxhoranca ka 14 pika për të plotësuar për integrimin europian, të cilat nuk po plotësohen nga Rama, sepse preken njerëzit e tij më të afërt.

Basha theksoi se opozita e bashkuar ka vetëm një detyrë, atë të largimit përfundimtar njëherë e mirë të Edi Ramës, për të cilin tha se është kryekeqberës i Shqipëerisë, raporton BalkanWeb.

“Nuk do kthehemi në tryezë, nuk e kemi braktisur asnjëherë. Është një lojë mafioze e Edi Ramës. Maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me Teatrin. Teatri do ngrihet ashtu sic ishte. Ka rënë maska e tij. Jam njohur me propozimet e presidentit. I kam thënë se Rama ka 14 detyra, ndërsa opozita ka një detyrë. Pikat kanë të bëjnë me luftimin e krimit, që janë në krah të tij. Opozita do të ikë Rama, e keqja e madhe e Shqipërisë. Opozita po bën detyrën e saj për të plotësuar 15 kushtet e integrimit. Ky është një njeri është përpjekur të sabotojë reformën zgjedhore. Nuk ka propozim për sistemin danez. Ka vullnet nga unë për t’ju thënë shqiptarëve sistemin më të mirë zgjedhor. Kemi propozimin edhe për parlament me dy dhoma, që pushteti të mos jetë vetëm tek Edi Rama. Detyra e parë është që të shporrim me vota Edi Ramën, këtë njeri që do të marrë peng Shqipërinë”, tha Basha.