Më mirë të humbasë trofetë se të vaksinohem, thotë tenisti serb

Tenisti serb Novak Djokoviç tha se ai do ta pranonte më mirë të humbiste trofetë e se sa të vaksinohej kundër COVID-19.

Në një intervistë për BBC, numri 1 i tenisit në botë tha se ai nuk dëshiron që qëndrimi i tij të lidhet me lëvizjet anti-vaksinë, por shtoi se mbështet të drejtat e njeriut për të zgjedhur.

Djokoviç u dëbua nga Australia në janar, pasi humbi një betejë gjyqësore në këtë vend për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19.

Gjykatat australiane argumentoi se 34-vjeçari përbënte kërcënim për shëndetin publik

Në Australi sjellja e Djokoviç shkaktoi zemërim në publik, pasi ky vend ka rregulla strikte për vaksinimin dhe kundër pandemisë.