Nuk ka luftë, trupat ruse nis tërheqjen nga kufiri me Ukrainën

Trupat ruse drejtohen përsëri në bazat e tyre të përhershme pasi përfunduan me sukses stërvitjet ushtarake, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes.

Majori Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha të martën se me përfundimin e stërvitjes ushtarake, trupat ushtarake do marshojnë drejt pikave të dislokimit të përhershëm.

“Njësitë ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar stërvitjen e tyre tashmë kanë filluar ngarkimin e automjeteve hekurudhore dhe motorike dhe sot do të fillojnë të lëvizin në garnizonet e tyre ushtarake, shtoi ai në një video të publikuar në Facebook.