Monika Kryemadhi: Aministia fiskale për të pastruar paratë e inceneratorëve, i Tiranës 170 mln euro evazion fiskal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot se amnistia fiskale bëhet për të pastruar paratë e inceneratorëve. Ajo tha se inceneratori i Tiranës ka 170 mln euro evazion fiskal.

Sipas saj, emigrantët apo bizneset e tjera nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë.

“Amnistia fiskale qëllimin e vetëm që ka është për të pastruar paratë e Ramës, Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët. Shumë shpejt kemi gati materialin për evazionin fiskal të inceneratorëve. Rama do të bëjë sikur po flet për një amnisti fiskale për ata që janë emigrantë apo biznese të tjera unë jam e bindur që biznese të tjera shqiptare nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë. Me këtë përfitojnë vetëm ata që kanë bërë evazionin fiskal. Vetëm në rastin e inceneratorëve në dosjen që ne kemi përgatitur dhe që shumë shpejt do t’ia bashkëngjisim Prokurorisë së Posaçmes, për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë 170 milionë dollarë para të fryra me fatura fiktive përveç faturave të fryra mungon dhe detyrimi i paguar në zyrat e tatim taksave shqiptare. Po të ndjekësh skemën dhe shumë kompani të tjera që fitojnë punë publike kanë fatura fiktive me fatura të fryra dhe përveç kësaj nuk është derdhur as TVSH”, tha Kryemadhi në “Politico”.