MPJ e Turqisë thërret ambasadorin amerikan pas deklaratës rreth masakrës së kryer nga PKK​​​​​​​

"Duke e thirrur sot në ministri ambasadorin e SHBA-së, David Satterfield, është shprehur reagimi 'më i fuqishëm' ndaj deklaratës së SHBA-së lidhur me masakrën e PKK-së", thuhet në deklaratën e ministrisë turke

Ministria Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin e SHBA-së, David Satterfield, në ministri ku ka shprehur reagimin “më të fuqishëm” ndaj deklaratës lidhur me masakrën e kryer nga organizata terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke e thirrur sot në ministri ambasadorin e SHBA-së, David Satterfield, është shprehur reagimi ‘më i fuqishëm’ ndaj deklaratës së SHBA-së lidhur me masakrën e PKK-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke.

“SHBA-ja ndihet e pikëlluar për vrasjen e shtetasve turq në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ne jemi në anën e aleatit tonë të NATO-s Turqisë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve në konfliktin e fundit. Nëse janë të vërteta lajmet se shtetasit turq u vranë nga dora e organizatës terroriste PKK, këtë veprim e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”, kishte thënë Departamenti i Shtetit në një deklaratë.