Parlamenti izraelit ratifikon marrëveshjen e normalizimit me EBA-në

80 nga 120 deputetë votuan pro dhe 13 kundër marrëveshjes së paraqitur për votim në parlament…

Parlamenti izraelit ratifikoi marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me shumicë votash, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të transmetuesit publik izraelit KAN, 80 nga 120 deputetë votuan pro dhe 13 kundër marrëveshjes së paraqitur për votim në parlament.

Numri i deputetëve që nuk morën pjesë në seancë nuk u specifikua në lajm.

Blloku i Listës së Përbashkët Arabe, i cili përfaqëson palestinezët izraelitë dhe përbëhet nga 15 deputetë, kishte deklaruar më parë se do të votojë kundër marrëveshjes në fjalë.

Ejmen Aude, kreu i bllokut, i cili rezultoi pozitiv në COVID-19, dhe Xhabir Asakile, i cili iu nënshtrua një operacioni kirurgjik, nuk morën pjesë në votim.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi më 13 gusht arritjen e marrëveshjes midis Izraelit dhe EBA-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe më 11 shtator midis Izraelit dhe Bahreinit.

Marrëveshjet e dy vendeve me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator.

Lajme të ngjashme