PD s’votoi kundër borxhit 700 mln €! Arbi Agalliu: Në një linjë me ndërkombëtarët

Partia Demokratike nuk ka votuar kundër borxhit 700 milionë Euro që do të marrë qeveria nëpërmjet lëshimit të Eurobondit dhe as për kredinë që do të marrë OSHEE nga BERZH. Por mesa duket kanë një arsye të “fortë”. Justifikimin për mediat e ka bërë sekretari i grupit parlamentar të kësaj force politike, Arbi Agalliu.

Në një lidhje telefoni me “Syri Tv”, ai konfirmoi marrjen e urdhërit me një mesazh në telefon, por dha edhe arsyetimin për publikun.

Sipas tij, ishte normale që të vinin mesazhe të tilla duke shtuar se vendimi është marrë edhe në koordinim me partneret ekonomikë ndërkombëtarë. Por edhe ekspertët që janë pjesë e Komisoneve parlamentare. Po ashtu, sipas tij nuk ka asnjë problem tek marrja e borxhit, por tek abuzimet dhe shpërndarja që i bën qeveria.

Personalisht as nuk kam marrë dhe nuk kam dëguar mesazh në raport me borxhin e OSHEE-së. Por grupi parlamentar funksionon si i tillë dhe në funksion të tyre komisionet përkatëse japin këshillat në funksion të tematikave. Ata na rekomandojnë sepse janë eksepertë. Komisioni i Ekonomisë po ta hapni do të shikoni diskutimet që kolegët kanë lidhur me këtë borxh. Janë argumentuar të gjitha shqetësimet tona në lidhje me borxhin.

Nuk është problemi tek marrja e borxhit por tek shpërndarja dhe menaxhimi. Kemi marrë një vendim në funksion të situatës dhe marrëdhënieve që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë sikurse BERZH. Por kjo nuk do të thotë që kjo qeveri shpërndan paratë siç duhet. Kur të dëshironi jam gati të vij dhe të agrumentoj çdo qëndrim tonin.

Në seancën plenare të 28 tetorit, pas më shumë se 8 orësh debate në sallë, nga opozita u votua pro borxhit 700 milionë euro dhe abstennim për kredinë e OSHEE-së. Kur pretendojnë se ka pasur abuzime, mos ndoshta duhet që të bëjnë detyrën e tyre si opozitë dhe të ngrejnë lart kartonat e kuq.