Policia turke arreston 7 terroristë të dyshuar të FETO-s

Operacione e njëkohshme u kryen në provincat Izmir, Rize, Kayseri, Samsun, Amasya dhe Ankara

Policia turke arrestoi 7 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, bënë të ditur sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën qendrore Konya lëshuan urdhër-arreste për 20 të dyshuar si pjesë e një hetimi për infiltrimin e anëtarëve të FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke, tha një burim në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.

Policia zhvilloi operacione të njëkohshme nëpër shtatë provinca për të arrestuar të dyshuarit. Operacionet janë duke vazhduar për të kapur të dyshuarit e mbetur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.