Vlera e të gjithë Bitcoin në qarkullim është mbi 1 trilionë dollarë

Për herë të parë bitcoin kaloi vlerën e 50 mijë dollarëve ditën e Mërkure ndërsa vazhdon të tërheqë vëmendjen e investitorëve dhe të pranohet nga institucionet financiare.

Bitcoin shënoi ditën e Premte një tjetër rekord duke kapërcyer vlerën e 1 trilionë dollarëve për herë të parë.

Vlera e bitcoin u rrit me 5.5% në 54 mijë dollarë. Sipas CoinMarketCap vlera totale e të gjithë bitcoinëve në qarkullim kalon vlerën e 1 trilionë dollarëve.

Për herë të parë bitcoin kaloi vlerën e 50 mijë dollarëve ditën e Mërkure ndërsa vazhdon të tërheqë vëmendjen e investitorëve dhe të pranohet nga institucionet financiare.

Gjatë 2021 kriptomonedha ka pasur një rritje meteorike duke fituar mëse 60% gjatë muajit Shkurt. Popullariteti është rritur në javët e fundit pas blerjes nga Tesla ndërsa banka Amerikane e investimit Morgan Stanley po elaboron blerjen e një sasie të madhe bitcoin.

Ishte blerja e Tesla prej 1.5 miliardë dollarë bitcoin që bëri që vlera e bitcoin të shpërthente. Në 2016-ën një bitcoin nuk vlen më shumë se 400 dollarë. /PCWorld Albanian