10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Rritet në 10 numri i terroristëve të neutralizuar nga forcat turke në operacionet “Eren”

Është rritur në 10 numri i terroristëve të neutralizuar sot nga forcat turke në operacionet “Eren”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi se ka shkuar në 10 numri i terroristëve që janë neutralizuar sot pasi forcat turke në kuadrin e operacionit Eren-13 neutralizuan edhe 3 terroristë të tjerë në zonën Yassıdağ në rajonin Eruh, qyteti Siirt.

“Në kuadrin e operacionit Eren-13 neutralizohen edhe 3 terroristë të tjerë në zonën Yassıdağ në rajonin Eruh, në qytetin Siirt. Rritet në 10 numri i terroristëve të neutralizuar sot në operacionet Eren”, tha ministri Soylu në një postim në rrjetet sociale.

Më parë Ministria e Brendshme e Turqisë kishte njoftuar se forcat turke kishin neutralizuar 7 terroristë në kuadër të operacioneve “Eren-13” dhe “Eren-2”.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme