8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga Shqipëria

Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj.

Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria. Një 51-vjeçar grek u arrestua në zonën e Amfilochia, i cili po transportonte sasinë e drogës me kamion në Selanik. Gjatë kontrollit u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako drogë.

Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut./ Abcnews.al

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme