Te Interi nuk ka hapësira

Inter është kthyer në një kantier të hapur në këtë sesion të merkatos me afrime dhe largime të lojtarëve.

Inter është kthyer në një kantier të hapur në këtë sesion të merkatos me afrime dhe largime të lojtarëve. Përforcimi i sulmit me Olivier Giroud do ta çonte në 5 numrin e lojtarëve në repartin ofensiv dhe për talentin Esposito shanset për të luajtur do të ishin të pakta.
Në këtë mënyrë drejtuesit po mendojnë për ta huazuar xhevahirin e tyre për t’i dhënë mundësi që të luajë më shumë dhe Spal është e gatshme ta mirëpresë menjëherë 17-vjeçarin. Ky i fundit po vlerëson këtë situatë dhe deri në fund të muajit vendimi pritet të jetë për t’u larguar përkohësisht./topchannel