9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Thjeshtimi i procedurave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës do lehtësojë tregtinë mes dy vendeve

Lehtësimi i tregtisë dhe krijimi i një klime të favorshme për biznesin është një prioritet në bashkëpunimin midis dy Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë një takimi bilateral midis krereve të Doganave të dy vendeve, Genti Gazheli dhe Agron Llugaliu, organizuar në Morinë, ku ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u ra dakort që të rritet bashkëpunimi në disa fusha.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Gent Gazheli, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej këtë nismë që tashmë është konkretizuar me projekte të përbashkëta.
Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe në ngritjen e një grupi të përbashkët teknik për lehtësim të procedurave për operatorët ekonomikë të të dy vendeve.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, e konsideroi këtë si një lehtësi për biznesin shqiptar të të dy vendeve, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive.
Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin, jo vetëm kohën e procesimit për biznesin, por edhe reduktim të kostove për to.
Gjithashtu krerët e dy administratave doganore, zhvilluan dhe një takim me përfaqësues të biznesit, ku u njohën nga afër me shqetësimet e tyre në lidhje me procedurat doganore. Angazhimi i shtuar dhe vullneti i të dy administratave doganore pritet të sjellë një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dy vendeve.
Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme