Tritan Shehu: Lushnja po shkon drejt rivendosjes së vlerave me kandidatin Elton Bano, “sekti i bravës”…

Deputeti Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se Lushnja po shkon drejt rivendosjes së vlerave.

Mbi foton e publikuar, ku shfaqen disa militant të qytetit të Lushnjës, Shehu shkruan se qytetarët po shkojnë drejt ndëshkimit me votë të një bashkie të korruptuar. Ndaj për këtë arsye sipas Shehut, i duhet dhënë fitorja në Lushnjë kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano.

Postimi i Tritan Shehut:

Lushnja po shkon drejt rivendosjes se vlerave.

Drejt rivendosjes se “zerit qytetar” ne Bashkine e saj.

Drejt ndeshkimit me voten qytetareve te nje Bashkie te korruptuar, perbuzese ndaj banoreve te nderuar te saj.

Drejt distancimit te plote nga “paterica” e rregjimit.

“Sekti i braves” eshte futur ne kete gare elektorale vetem per t’i zgjatur jeten rregjimit ne Lushnje.

Prandaj Lushnja do t’i jape fitoren Elton Banos dhe vetem atij.

Kete vendosmeri gjeta sot ne darke dhe ne Gjuzaj, Ballagat.