Turqia dënon sulmet e Armenisë që vendosin në objektiv civilët në Azerbajxhan

"Dënojmë ashpër sulmet e Armenisë të cilët vazhdojnë kundrejt rajoneve me vendbanime civile të Azerbajxhanit", thuhet në deklaratën nga Ministria e Jashtme e Turqisë

Ministria e Jashtme e Turqisë, dënoi sulmet e Armenisë kundër rajoneve me vendbanime civile në Azerbajxhan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me sulmin e ndërmarrë nga Armenia gjatë një ceremonie varrimi në një varrezë në qytetin Terter të Azerbajxhanit ku humbën jetën 3 civilë dhe u plagosën 5 të tjerë, ministria në një deklaratë ka theksuar: “Dënojmë ashpër sulmet e Armenisë të cilët vazhdojnë kundrejt rajoneve me vendbanime civile të Azerbajxhanit”.

Në deklaratë gjithashtu tërhiqet vëmendja se Armenia vazhdon të injorojë armëpushimin humanitar që u shpall më 10 tetor për shkëmbimin e pengjeve dhe trupave të të vdekurve.

“Ata të cilët nuk kanë mësuar nga humanizmi, nuk po lejojnë që vëllezërit tanë azerbajxhanas të varrosin as të vdekurit. Me këtë sulm të fundit Armenia i ka treguar edhe njëherë të gjithë botës fytyrën e saj që nuk përputhet me vlerat njerëzore dhe që nuk njeh ligje. Turqia është në solidarizim të plotë dhe të përhershëm me popullin guximtar të Azerbajxhanit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Një armëpushim humanitar ishte shpallur më 10 tetor për shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të të vdekurve në Malësinë e Karabakut, pas bisedimeve të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Moskë.

Ushtria armene, pa kaluar as 24 orë nga armëpushimi kishte sulmuar qytetin Ganja të Azerbajxhanit duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.