Viktimat nga lufta, OKB raporton më pak se qeveria ukrainase
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar. Në mesin e tyre besohet të jenë 13 fëmijë. Sa i takon të plagosurve, raportohet për 400 persona. Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e…


Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar. Në mesin e tyre besohet të jenë 13 fëmijë. Sa i takon të plagosurve, raportohet për 400 persona.
Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Ndërkohë, shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës sugjerojnë se deri në 352 civilë janë vrarë dhe 1 684 janë plagosur.