Vokshi denoncon nga shkolla e dëmtuar nga tërmeti: Rama-Veliaj gënjejnë!

"Ka hije dyshimi për ndërtimin e saj..."

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, doli këtë pasdite në një deklaratë përballë shkollës “Qazim Turdiu”, ku denoncoi se rreth 1 mijë nxënës të kësaj shkolle detyrohen të udhëtojnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë në Laprakë.

Sipas Vokshit, kjo ndodh pasi shkolla “Qazim Turdiu” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nuk u rregullua nga qeveria. Referuar kësaj, Vokshi u shpreh se “Partia Demokratike ka nje plan te mirëfilltë për arsimimin cilësor dhe të barabart të cdo fëmije, në shkolla me infrastruktur moderne ku plotësohet cdo standard europian, me vakte ngrenie, me tekste falas dhe me transport te dedikuar”.

Deklarata e Vokshit:

Albana Vokshi: Jam këtu me banor të zonës, përballë shkolles ‘Qazim Turdiu’. Ështe njëra prej shumë shkollave të cilat u dëntuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Një nga 100-ra shkollat te cilat u premtua nga Edi Rama që duhet të ishin hapur në shtator të vitit të kaluar, para fillimit të vitit shkollor 2020-2021. Jam sëbashku me prindërit e nxënësve që dikur mësonin në këtë shkollë. Janë gati 1000 nxënës të cilët në vënd që të shkojn në shkollën e tyre, detyrohen që të udhëtojn kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë në Laprakë. Prindër që detyrohen të lënë punët e tyre për të shoqëruar fëmijët, të cilët mësojnë në disa turne dhe në kushte të cilat nuk plotësojnë protokollet e sigurisë. Pranë meje është një zonjë e cila ështe e detyruar qe fëmijën e saj ta heqi nga shkolla publike dhe ta coji në një shkollë private, por që është më pranë se shkolla publike ku po shkojnë nxënësit e tjerë.

Zonja ne fjale: Ateherë fëmijën tim e kam hequr nga shkolla “Qazim Turdiu”, që duket nga mbrapa, shkolla nuk ekziston më sic e tha dhe znj. Vokshi. Të gjithë banorët e lagjes këtu tek ne jemi zhvendosur me fëmijët, diku afërsishtë 3.5 km. Shumica e bëjnë rrugën në këmb, në kohe shiu, në kohë pandemie. Pjesa tjetër e bën dhe me transport privat. Besoj gjithësecili e di kohën që po kalojmë, me kohën e pandemisë femijët janë nga tre turne në klasë, në një ambient klase mësueset i ndajnë ne grupe dhe në orare të ndryshme.

Znj. Vokshi: Ne fakt edhe pas ndërtimit të kësaj shkolle ka shumë hije dyshimi, pasi banorët e lagjes denoncojnë që plani i pare i Erion Veliaj ishte për të vjedhur dhe terenin e kësaj shkolle. Për ta shnderruar dhe terenin e shkollës ashtu sic ka shnderruar pjesën më të madhe të cdo hapsire në Tiranë, në kulla të larta.

Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në garë me njëri tjetrin se kush gënjen dhe kush mashtron më shumë. Të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë janë të informuar se ku shkojnë parat e lejeve të ndertimit në lidhje me mafien ndërkombëtare.

Pse ndodh kjo?
Pse fëmijët tanë sot janë pa arsimimin e duhur, pa kushtet e nevojshme, të rrezikuar nga kovidi?
Duke rrezikuar jo vetëm shëndetin dhe jetën e tyre, por dhe shëndetin dhe jetën e mësuesve dhe të familjarëve të tyre.
Në fakt Erion Veliaj nuk duhej të ishte emeruar nga Edi Rama në krye te bashkis, pasi mbi të bie përgjegjësia e humbjes së jetës së një të riu, Ardit Gjoklaj. I cili po punonte në turnin e tretë, për të fituar pak lekë më shumë për te bler tekstet e tij shkollore.

Erion Veliaj nuk duhet te ishte sot kryetar i emeruar i bashkis Tiranë, pasi mbi të bie edhe nje krim tjetër. Një nënë e dy fëmijëve gjithashtu ka gumbur jetën ne landfillin e sharrës për shkak të kushteve skandaloze në të cilat ata punonin. Por 25 prilli eshte dita e ndryshimit, shqiptarët tashmë e dinë cdo dite dhe më shumë se kanë në dorë ndryshimin. Partia Demokratike ka nje plan te mirëfilltë për arsimimin cilësor dhe të barabart të cdo fëmije, në shkolla me infrastruktur moderne ku plotësohet cdo standard europian, me vakte ngrenie, me tekste falas dhe me transport te dedikuar. Ne datë 25, shqipëria fiton arsimin.
Faleminderit.