Kryesore

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet në vigjilje të ndërrimit të viteve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’, se të vrara kanë mbetur dy gra. Ngjarja u regjistrua në oren 10:15 të paradites në zonën e Astirit. Motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani së bashku me 2 fëmijët e mitur të kësaj të fundit ishin në apartamentin e tyre në katin e 3 të pallatit. Në orët e para të mëngjesit në banesë iu bashkua edhe Përparim Ademi, i cili më parë ka mbajtur mbiemrin Tela. 59 vjeçari nuk e pranonte dot kërkesën për ndarje të 40 vjeçares dhe për këtë arsye në kushte të rënduara psikologjike dhe pas një konflikti të castit ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve dy gratë. Drejtori i Tiranës Rebani Jaupi në një prononcim për mediat në vendngjarje tha se autori armën e krimit kallashnikov e la në vendngjarje dhe u largua në këmbë nga banesa. Dy orë pas krimit pas një krehje të imtësishme të zonës policia mundi të prangosë autorin e dyshuar të krimit. Para uniformave blu 59 vjeçari Përparim Ademi ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka shprehur pendesë. Nga ana e saj policia po thellon hetimet për të sqaruar gjithë rrethanat e ngjarjes.